Pandeli Majko

Pandeli Majko: Dorëheqja e Haradinajt i bën nder Kosovës

Ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko e ka quajtur dorëheqjen e Haradinajt si ‘një burrë shteti’, duke e falendëruar për luftën e bërë.

Majko ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’, duke thënë së Haradinaj kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare.

“Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.  Sot jam me Ramushin. Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, ka shkruar ish-kryeministri i Shqipërisë.

KALLXO.com ka raportuar sot së Ramush Haradinaj ka jep dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi që sipas tij, është ftuar në Gjykatën Speciale si i dyshuar.

https://kallxo.com/kryeministri-i-kosoves-jep-doreheqje/

 

 

Historiku i Gjykatës Speciale:

Gjykata Speciale ishte miratuar më 3 gusht të vitit 2015 në Kuvendin e Kosovës, pas kërkesave të shumta nga ndërkombëtarët.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e asaj legjislature i kishin votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, kryeministër kishte qenë Isa Mustafa, ndërsa zëvendëskryeministër Hashim Thaçi.

Ky i fundit kishte qenë shumë i zëshëm në mbështetjen e krijimit të kësaj Gjykate.

Gjykata Speciale për Kosovën në përbërjen e saj do të ketë vetëm prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ajo ka filluar punën muajve të fundit, kur ka ftuar disa ish figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte qenë partia e vetme e cila unanimisht kishte votuar kundër krijimit të kësaj Gjykate, ndërsa nga partitë e tjera ka pasur disa figura të pakta që kanë votuar kundër.