I Pandehuri Kërcënon Gjykatësin

I pandehuri me inicialet Y.D. ka kërcënuar gjykatësin e rastit të tij penal Agim Kuqin.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes një komunikate e ka dënuar këtë “akt të ulët”, duke e cilësuar si sulm direkt mbi sistemin e drejtësisë.

Po ashtu, Gjykata u ka bërë thirrje organeve përgjegjëse që të marrin masat e duhura.

Në komunikatë, Gjykata Themelore e siguron opinionin publik se ky rast nuk do të ndikojë në punën e gjyqtarëve të kësaj Gjykate dhe se ata do të vazhdojnë të marrin vendime të drejta duke respektuar ligjin dhe duke i shërbyer drejtësisë.