Panairi

Panairi i përgjithshëm ‘Prishtina 2019’ hapet sot

Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës sot do të hap Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019” i cili do të mbahet në Qendrën e Panaireve, fshati Bërnicë – Prishtinë, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë.

Panairi “Prishtina 2019” do të mbahet në një hapësirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

(Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30)