Policia në oborrin e shkollës ku po mbahen zgjedhjet e PDK në fshatin Bllagajë - 2019-05-09

Pamje: Tensione të reja në zgjedhjet e PDK në Pejē

Në mes të shumë tensioneve Sejdi Veseli është  zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-në Ballagajë të Pejës.

Kallxo.com ka siguruar disa filmime amatore nga një qytetar i cili ishte brenda shkollës ku u mbajt procesi zgjedhor.

Siç shihet në filmime procesi zgjedhor është përcjellë me tensione, derisa Policia e Kosovës gjatë gjithë kohës kanë qenë të pozicionuar në oborrin e shkollës ku po mbaheshin zgjedhjet për kryetar të degës së PDK-së në Ballagajë.

Poashtu pas përfundimit të procesit zgjedhor nuk ka munguar as gëzimi i disa pjesëmarrësve.

Kjo shihet në disa prej videove të dërguara nga një qytetar në adresë të Kallxo.com

Përplasjet brenda Partisë Demokratike të Kosovës – PDK në rajonin e Pejës dhe paralajmërimet se rastet e tilla mund të përsëriten, kanë bërë që Policia e Kosovës të angazhohet për të ofruar siguri gjatë procesit zgjedhor brenda PDK-së në fshatin Ballagajë të Pejës.

 

https://kallxo.com/rrahjet-brenda-pdk-se-ne-rajonin-e-pejes-policia-siguron-zgjedhjet-foto/

.