Zenel Zenuni

Zenel Zenuni - FOTO Kallxo.com

Pamjet kur babai 73 vjeçar i dëshmorit të UÇK-së nxirret nga shtëpia me përmbarues privat

Me lot në sy, 73 vjeçari nga Skenderaj, Zenel Zenuni është detyruar të lirojë shtëpinë pas afër 20 viteve përmes përmbaruesit privat.

Në pronën e cila ndodhet në rrugën “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” deri sot ai ka jetuar me gruan e tij të sëmurë dhe vajzën.

Zenuni është njëherësh babai i dëshmorit Xhevdet Zenuni, i rënë në luftën e fundit në Kosovë.

Kryefamiljari thotë për KALLXO.com së kishte shprehur interesimin për ta blerë këtë pronë që nga viti 2002 e që për t’i siguruar paratë ai kishte shitur një pronë në fshatin e tij, Mikushnicë.

Po në atë kohë, kishte kuptuar së përderisa ai po interesohej ta blinte, kjo pronë tashmë ishte blerë nga dikush tjetër.

“Kjo pronë ka qenë e një serbe e cila ka jetu për disa vjet para luftës edhe e ka lanë, kam hyn unë. E mas luftës në vitin 2001 më ka dërgu kërkesë një familjar i pronares serbe, për me ma shit. Kur kam dasht mi hy procedurave me ble se kam shit tokë për ta, më kanë thanë që kjo tokë veçse është blerë nga F. S. që jeton në Norvegji përmes një avokati, u shpreh ai.

Zenel Zenuni
Zenel Zenuni – kallxo.com

Ai thotë së kishte parashtruar ankesë kundër vendimit të Gjykatës pasi që kishte vendosur në favor të S.

Si rrjedhojë, Zenuni shpjegon së pas kësaj ankese, Komuna kishte vendosur që kjo pronë të ndërrohet me një tjetër në mënyrë që kjo familje mos të mbetet e pastrehë.

“ Jam kanë të kryetari i Skenderajt në vitin 2003-2004 dhe ai me tha se ‘ti ki drejtë që ta blesh’. Pas një kohe më kanë thirrë në Gjykatë, edhe Gjykata ia ka lanë F. S. Avokati jem ka ba ankesë kundër vendimit të Gjykatës, e nuk jam thirrë kurrë më nga gjykata për këtë punë. Pas një kohe Komuna, e ka bë ndërrimin e pronës ku jam unë dhe F. ja ka dhanë një pronë më poshtë (afër Postës). Qashtu të ndrrume e ka mbajtë 13 vjet. E mas 13 viteve e ka qit Komuna prej atjehit e u ardh ketu mem qit mua prej shpije. S’kam ku shkoj unë”, u shpreh 73 vjeçari për KALLXO.com

Të gjitha orenditë dhe gjësendet shtëpiake janë larguar gjatë mesditës së sotme. Të pranishëm kanë qenë zyrtarë policorë.

Përmbaruesi privat nuk ka pranuar që të prononcohet për KALLXO.com

Gjithashtu, lidhur më rastin, KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga Komuna e Skenderajt.

Këto janë fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes

 

Zenel Zenuni
Zenel Zenuni – FOTO Kallxo.com

Kujtojmë së më 5 korrik KALLXO.com kishte raportuar edhe për familjen e dëshmorit Mehmet Salihuku për të cilën, Komuna e Drenasit i ka dërguar vendim që ta liroj banesën.

https://kallxo.com/gruaja-e-deshmorit-dhe-vajza-e-plagosur-mbesin-pa-shtepi/

.