Pamjet e përleshjeve policia gjuan me armë në Zubin Potok

Në emisionin e sotëm të Drejtësia në Kosovë u shfaqën pamjet ekskluzive të aksionit të policisë i cili u zhvillua më 28 maj kryesisht në veriun e Mitrovicës.

Qëllimi i aksionit nga ana e policisë ishte që të bastisen disa lokacione dhe të arrestohen disa persona të cilët dyshoheshin se kanë lidhje me kontrabandën në veri të Kosovës.

Në orën dy të së martes pas mesnate, rreth 300 polic ishin në detyrë. Atyre iu është dhënë urdhëri që të kryejnë arrestime pë rata që dyshoheshin se merreshin me kontrabandë, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti, detyrim si dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zyrtarëve policor të cilët ishin në detyrë të martën, iu dha detyra që të arrestojnë edhe kolegët e tyre të cilët dyshoheshin se janë të përfshirë në kontrabandë.

Policia të cilët ishin nisur drejtë përfundimit të detyrave të cilat iu ishin dhënë, hasin në barrikada të cilat i kishin rregulluar qytetarët serb të veriut të vendit.

Rrugës për në Zubin Potok, policia bie në pritë por edhe në barrikadë.

Dy kamionë të mëdhenjë ishin të vendosura në rrugë ku të cilat më pas u larguan nga autoblindat e policisë së Kosovës.

Pak më tutje, policia has edhe në drunjë të prerë nga malet aty afër dhe të cilat ishin përdorur për të bllokuar rrugën, që të mos lejohen njësitet policore të futën në Zubin Potok për të arrestuar të kërkuarit për kontrabandë.

Disa kilometra më tutje policia kishte hasur edhe në një tjetër barrikadë. Tre kamionë ngjyrë portokalli e të cilat në bazë të pamjes mund të peshonin shumë, ishin të vendosur njëri pas tjetrit dhe kishin bllokuar rrugën kryesore.

Policia arrin të tejkaloj edhe barrikadën e tretë e cila iu ishte vendosur nga ana e qytetarëve serb në veri të Kosovës.

Në një barikadë tjetër të vendosur në mes të rrugës, disa metra larg saj ishin vendosur edhe qytetarët serb të cilët po mundoheshin të pengonin policinë në kryerje të detyrave të tyre.

Policia këtu u desht të intervenoj për shkak të pengesave të cilat i kishin dalë në rrugë.

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale në Kosovë, Inspektoratit Policor të Kosovës, Policia e Kosovës kreu njërin ndër aksionet më të mëdha kundër kontrabandës në Veri të Mitrovicës.Aksioni është shtrirë edhe në komunën e Vushtrrisë Skenderajt Drenasit dhe Mitrovicës së Jugut.

Aksioni u zhvillua më 28 maj ndërsa cak i arrestimit kishin qenë edhe zyrtarë policor, kapiten togerë dhe polic.

Në aksionin e policisë u arrestuan 19 zyrtarë policor dhe 10 qytetart të dyshuar për kontrabandë  ndërsa u kontrolluan dhe bastisën 12 lokacione. Nga të arrestuarit 14 janë shqiptarë 10 serb dhe 4 bishnjak.

Nga zyrtarët policor të arrestuar, 11 ishin të nacionalitetit serb, 4 të nacionalitetit shqiptar dhe 4 të tjerë të nacionalitetit boshnjak.

Të njëjtit zyrtarë policor janë suspenduar nga ana e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Gjithashtu në janar të këtij viti, Drejtësia në Kosovë, transmetoi emisionet për të cilat u hulumtua thuajse më shumë se gjysmë viti për kontrabandën në veri të vendit.

Drejtësia në Kosovë, zbuloi se Policia e Kosovës është angazhuar në importimin ilegal të mallrave në veri të Kosovës pas vendosjes së tarifës mbi produktet serbe.

Në afërsi të Leposaviqit, në veriun e Kosovës, një litër benzinë kushton 88 cent. Diku tjetër në Kosovë, çmimi mund të jetë deri në 1.13 euro. Ky ndryshim në çmim është rezultat i mallrave kontrabandë që hyjnë në veri nga Serbia, zbuloi Drejtësia në Kosovë, pas një hetimi mbi rrjetet e kontrabandës që kanë funksionuar përgjatë kufijve për më shumë se një dekadë.

Megjithë tarifën prej 100 përqind ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, e cila u vendos në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e Kosovës, të shesh produkte të freskëta të qumështit të prodhuara në Serbi në supermarketet e Leposaviqit, nuk paraqet ndonjë problem.

Një zyrtar policor i cili kishte pranuar që të bashkëpunoj me ekipin e Drejtësia në Kosovë tregoi për kontrabandën e ndërtuar në tërë zonën e veriut të Mitrovicës.

Ai tregoi për një makinë ngjyrë gri e cila qëndron vazhmisht me kamionët të cilët kontrabandojnë mallra nga Serbia dhe Bosnja. Shoferi i këtij kamioni gri sipas zyrtarit anonim të policisë, ka lidhje me zyrtar epror të lartë të policisë dhe se I njëjti ka rolin që të shoqëroj kamionët që tranportojnë mallra në rrugën pranë fshatit Kushtovë në Mitrovicën Jugore.

Makina ishte filmuar disa herë nga ekipi i Drejtësia në Kosovë, prapa kamionëve që mbanin kontrabandë.

Për tetë muaj, Drejtësia në Kosovë kishte vendosur kamera në të gjitha rrugët e njohura për transportim mallrash. Gjithashtu DNK ka biseduar edhe me anëtarë të rrjeteve të kontrabandës që paguajnë para për policët në veri me qëllim të të kenë një kalim të sigurtë për aktivitetet e kontrabandës.

Në Zubin Potok, kontrabanda zhvillohet vetëm disa qindra metra larg nga pika e kalimit kufitar. Për 24 orë, sa kamerat e Drejtësia në Kosovë kishin filmuar rrugën, më shumë se 10 kamionë kaluan pa u ndaluar ose penguar nga autoritetet e sigurisë.

Drejtësia në Kosovë gjithashtu zbuloi se egzistojnë dy grupe të shqiptarëve njëra nga Kushtova dhe tjetra nga Vushtrria që kanë lidhje me kontrabandistët e Zubin Potokut për të importuar bagëti.

Cmimi i mishit në Serbi është më I ulët në Kosovë dhe për këtë arsye dhe bagëtia blehet për një çmim më të lirë në qytetin e Sjenicës, në Serbinë jugperëndimore.

Grupet serbe të kontrabanduesëve pastaj kanë për detyrë ta sjellin bagëtinë në Zubin Potok. Afër një fabrike të mobiljeve jashtë qytetit, bagëtia pastaj i dorëzohet kontrabandistëve shqiptarë.

Ekipi i Drejtësia në Kosovë kishte vizituar edhe zonën ku sillen bagëtitë e kontrabanduara.

Kamionët, njëri prej të cilëve ishte plot me bagëti, ishin braktisur për shkak se grupi i kontrabanduesëve ka një rrjet vëzhgimi përgjatë rrugës për t’i njoftuar ata për automjetet që vijnë.

Një makinë policie që nuk ndalet për ti inspektuar kamionët që transportojnë kontrabandën, ishte filmuar nga Drejtësia në Kosovë aty pranë.

Përfshirja e policisë në kontrabandën në veri të Kosovës ishte një tjetër cështje të cilën Drejtësia në Kosovë e kishte verifikuar gjatë hulumtimit për më shumë se gjysmë viti.

Policia e Kosovës nuk e kishte pranuar dhe kishin thënë se nuk janë të vetëdijshëm për rrugët ilegale që përdornin kontrabandistët për të ushtruar veprimtaritë e tyre ilegale.

Që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, katër komuna në veri të Kosovës, Leposaviqi, Zubin Potoku, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut kanë mbetur jashtë mbikëqyrjes së plotë të ligjit të Republikës së Kosovës, pasi që policia nuk ka qenë në gjendje të ushtrojë kontroll të plotë mbi këtë zonë.