Zgjedhjet ne degen 1 te LDK-se Foto: Votuesi i LDK-se

Pamje:Tensione në zgjedhjet e LDK në degën e Ismet Beqirit

Disa anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës së degës së parë të Prishtinës kanë dërguar në media një komunikatë për media ku ankohen për procesin zgjedhor të kësaj dege të lagjes Kodra e Trimave.

Ata përmes kësaj komunikate pretendojnë se nuk janë ftuar të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

“Është mbajt mbledhje për zgjedhjen e strukturave të nëndegës 8 në kuadër të degës së I, e iniciuar jashtë akteve normative nga Kryetari i kësaj dege z. Ismet Beqiri me kandidatin për kryetar të nëndegës (8) z. Arsim Gollaku. Ata kanë ftuar familjarët e tyre në Kuvend të kësaj nëndege duke mos i ftuar dhe duke ju mohuar pjesëmarrjen aktivistëve të LDK’së të kësaj lagjje”, thuhet në komunikatën e dërguar nga këta anëtarë të LDK-së.

Komunikata sqaron se aktivistët e LDK-së të paftuar për këtë Kuvend Zgjedhor janë mbledhur para vendit ku po mbahej ky Kuvend Zgjedhor, ku sipas kësaj komunikate, ka pasur edhe tensione.

“Normalisht, pas rrjedhjes së informacioneve kanë filluar tubimet e aktivistëve të LDK-së pranë lokacionit ku mbahej Kuvendi dhe normalisht tensionet filluan për arsye se kryetari aktual Arsim Gollaku me komisionin zgjedhor të degës së 1 të cilit ishin: Halim Halimi, Shefqet Osmani, dhe kryetarin e Degës Ismet Beqirin nuk i kanë njoftuar e as ftuar banorët/aktivistët e kësaj lagje dhe as kryesin e degës që do të mbahet kuvendi”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

Sipas tyre, këto akte nuk janë në të mirë të LDK-së.

Kjo komunikatë dhe këto materiale me video dhe fotografi janë dërguar në formë anonime me emrin “Votuesi i LDK-së” .

KALLXO.com ka raportuar për incidente edhe në një tubim të një nëndege tjetër të LDK-së në Prishtinë.

https://kallxo.com/video-incident-ne-nje-tubim-te-ldk-se/

.