Aksion i Policise - 24.07.2019

Pamje - Policia godet rrjetin e trafikimit të armëve

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës po zhvillohet në disa lokacione në tërë Kosovën.

Cak i këtij aksioni do të jetë konfiskimi i armëve ilegale.

KALLXO.com mëson se ky aksion ka filluar në orët e hershme të mëngjesit dhe ende është duke vazhduar.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga aksioni i Policisë.

Në lidhje me këtë aksion KALLXO.com ka kontaktuar edhe Zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

I njëjti nuk ka dhënë detaje për aksionin vetëm se ai po zhvillohet dhe se për detaje do të njoftojnë me kohë.

Në nëntor të viti të kaluar, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka marrë vendim për legalizimin e armëve.

Në vendim thuhet se gjatë këtij afati për legalizimin dhe dorëzimin e armëve, municionit dhe mjeteve eksplozive do të pezullohet zbatimi i nenit 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Në bazë të këtij neni, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet.

Nëse vepra penale nga paragrafi i parë  i këtij neni përfshin më shumë se katër  armë ose më shumë se 400 fishekë, kryesi dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet.

https://kallxo.com/ministri-i-mpb-se-nxjerr-vendim-per-legalizimin-e-armeve-dokument/

KALLXO.com kishte publikuar një shkrim ku njoftonte hapat që duhet ndërmarrë për të legalizuar armët.

Hapat që duhet ndjekur për legalizimin e armëve pa leje

.