Ilustrim

Pamje: Përleshje në zgjedhjet e PDK-së në Raushiq

Një incident ka ndodhur gjatë një tubimi të PDK-së në Raushiq të Pejës.

Burime të KALLXO.com thonë se ka pasur përleshje fizike gjatë kuvendit zgjedhor të PDK-së në këtë fshat.

Sipas burimeve të KALLXO.com, gjatë këtij kuvendi zgjedhor L.V. ka sulmuar fizikisht bashkëfshatarët, duke hedhur karrige e duke sharë, përkundër që aty kishte edhe gra.

E gjithë ngjarja shihet në pamjet që i ka siguruar KALLXO.com.

Sipas dëshmive, ai sulmon edhe një person me emrin Qaush.

KALLXO.com merr vesh se fjala është për Q.M., një anëtar i AAK-së, i cili kishte shkuar në këtë tubim.

Megjithatë, nuk ka informacione për ndonjë të lënduar.

Një anëtar i PDK-së, i pranishëm në tubimin e djeshëm zgjedhor, tha për KALLXO.com se nuk ka pasur ndonjë përleshje a kacafytje, por vetëm fjalosje.

Sipas të njëjtit, procesi zgjedhor në nëndegën e Raushiqit është ndërprerë për shkak të mospajtimeve ndërmjet anëtarëve për mënyrën e zgjedhjes së drejtuesve.

KALLXO.com merr vesh se L.V. ka qenë i përfshirë edhe më herët në një incident në këtë nëndegë.

Atëherë kishte ndërhyrë edhe Policia.

L.V. dhe A. F. dyshohej se ishin përleshur me Sh.K.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se L.V. është i afërt me nënkryetarin e partisë, Xhavit Halitin, dhe rikandidimi i tij nuk është pritur mirë nga anëtarët dhe strukturat e PDK-së në Raushiq.