Zyret e zbrazura në MIT - 29.05.2019.,

Pamje - Pal Lekaj merr me vete pothuajse gjithë stafin në përurimin e autostradës

Dy ditë më parë KALLXO.com ka siguruar email-in e Argjend Zejnaj, shefit të kabinetit të ministrit Pal Lekaj, dërguar zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, ku ftoheshin  për të marrë pjesë në përurimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Dhe sot asnjë zyrtar i ministrisë nuk ishte i pranishëm për të ofruar informacione në pyetjen e gazetarit se ku janë zyrtarët e ministrisë edhe pse ishte dite pune e zakonshme dhe ata do duhej të ishin në vendet e tyre punës.

Zyret e Ministrisë kishin mbetur të zbrazura, pasi stafi i ministrisë i janë përgjigjur “pozitivisht” urdhërit të ministrit Lekaj për të marrë pjesë në inaugurim.

Ndërsa punëtori i sigurimit tha se as  ai nuk e di se ku janë zyrtarët e Ministrisë.

Zyret e zbrazura në MIT – 29.05.2019.,
Zyret e zbrazura në MIT – 29.05.2019.,
Zyret e zbrazura në MIT – 29.05.2019.,

“Ju lutem që sipas kompetencës të organizohet pjesëmarrja e të gjithë zyrtarëve të MTI, në mënyrë të organizuar  të jenë prezent të gjithë”, thuhej në email-in e dërguar nga shefi i kabinetit të ministrit.

Ndërsa Zejnaj në përgjigjen e tij për KALLXO.com kishte thënë se ai email dërguar zyrtarëve të ministrisë nuk përbënte asnjë shkelje të ligjit.

https://kallxo.com/shpallet-e-hapur-zyrtarisht-autostrada-arben-xhaferi/

.