Pamje kur biznesmenit me X6 i konfiskohet revolja

Këtë javë në rubrikën “Policia”, të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, janë shfaqur pamje të konfiskimit të një arme gjatë një pike kontrolli nga policia në Prishtinë.

Njësiti patrullues gjatë një pike kontrolli në magjistralen Prishtinë- Ferizaj, saktësisht tek rreth i QMI-së, ndalon një veturë, shoferi i së cilës deklaron para policisë se nuk posedon armë me vete.

Pas kontrollimit të veturës, zyrtarët policor gjejnë një armë të cilën shoferi e posedonte me vete. Poashtu zyrtarët policor gjejnë se librezën të cilët shoferi e posedonte me vete nuk e kishte të vulosur.

Rubrika shfaqë momentin kur ftohet njësiti patrullues për të vazhduar me rastin, pasi që shoferi posedonte leje vetëm për ta mbajtur armë por jo për ta bartur.

Emisionin e plotë “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.