ARKIV - Protesta te Pallati i Drejtesise

Pallati i Drejtësisë të Hënën në Protestë

Mungesa e kushteve të punës, mungesa e transportit e më e rëndësishmja mungesa e oksigjenit, janë arsyet që punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kanë paralajmëruar protestë për të hënën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Judikaturës, Asllan Rusinovci për KALLXO.com e konfirmoi se të hënën do të ketë protestë në Pallat.

“Ende nuk e kemi përcaktuara kohëzgjatjen, por të hënën do të kemi një protestë në Pallatin e Drejtësisë, dhe me gjasë do të fillojë nga ora 11”, tha Rusinovci për KALLXO.com.

Rusinovci theksoi se është shumë i shqetësuar me raportimet në media lidhur me një ekspertizë që konstaton se parametrat e oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë janë larg normales.

“Unë nuk e kam parë këtë ekspertizën që po përflitet në media, por edhe ekspertizat e kaluara kanë qenë shumë shqetësuese dhe kanë konstatuar se ka rrezik evident për shëndetin e punëtorëve që punojnë në Pallat”, tha Rusinovci.

Ditë më parë, edhe Kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, si njëri nga më të zëshmit lidhur me këtë proces, paralajmëroi se nga java e ardhshme mund të ketë shkurtim të orarit të punës por nuk përjashtoi as bojkotimin e punës nga stafi i kësaj gjykate.

Mungesa e oksigjenit në Pallatin e Drejtësisë ishte arsyeja që edhe Gjykata Supreme e Kosovës ditë më parë lëshoi një komunikatë ku shprehu shqetësimin e punonjësve të saj lidhur me këtë problem kritik në këtë objekt.

Mungesa e oksigjenit është një shqetësim i përhershëm për punëtorët që punojnë në këtë Pallat. Për shkak të këtij problemi disa herë janë organizuar protesta dhe greva.

Protesta e fundit u organizua nga gjyqtarët, prokurorët dhe i gjithë stafi administrativ që punon në këtë objekt më 17 dhjetor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/gjykatesit-e-prokuroret-duan-oksigjen/

Prokurori, Blerim Igrishta, për KALLXO.com kishte konfirmuar se ishte bërë një ekspertizë rezultatet e së cilës ishin shumë brengosëse.

“Ekspertiza është bërë prej një firme që e ka licencën gjermane prej qeverisë gjermane. Ekspertiza ka ardhur dhe për fat të keq ka dalë shumë e keqe, që sipas ekspertëve këtu çdo minutë rrezikohet jeta dhe shëndeti i personave që punojnë në pallat. Kjo është arsyeja më e fortë që na bën të dalim e të protestojmë dhe të mos pajtohemi me kushtet që i kemi këtu”, kishte thënë Igrishta për KALLXO.com

Protesta nën moton “Duam Oksigjen”, ishin organizuar edhe në prill të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/protesta-qe-kerkon-oksigjen-ne-pallatin-e-drejtesise/

http://kallxo.com/nis-protesta-ne-pallatin-e-drejtesise/

Lidhur me mungesën e oksigjenit nga punëtorët e judikaturës ishte mbajtur edhe një grevë e cila kishte rezultuar e pa rezultat.

http://kallxo.com/vazhdon-greva-e-punetoreve-te-pallatit-te-drejtesise/

  [interaction id=”56c05610e55f8d3b22ddf4be”]