Pal Lekajt nuk i intereson përfshirja e bizneseve të lidhura me AAK-në në betonimin e autostradës

Ministri i Infrastukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, gjatë një raportimi sot në Komisionin për Zhvillim Ekonomik u pyet nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me raportimet së kompania e familjes se zëvëndesministrit Rexhep Kadriu ka furnizuar me beton për autostradën Prishtinë- Gjilan.

Pyetja e deputetes u bë disa javë pasi emisioni “Drejtësia në Kosovë” publikoi një hulumtim në të cilin faktohet se kompania e Zëvendës Ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, po e furnizon autostradën në ndërtim Prishtinë- Gjilan me beton.

https://kallxo.com/rrjeti-i-kompanive-te-familjareve-te-aak-se-betonojne-autostraden-prishtine-gjilan/

Por ministri Lekaj u shpreh se nuk i intereson fare së kush është punëkryerësi, ndërsa përjashtoi mundësinë që në këtë rast të ketë konflikt interesi.

“Unë njoh vetëm kontratën që është nënshkruar, nuk njoh as nuk më intereson kush është nënkontrator. Le të mirren organet kompetente, unë nuk jam hetues as nuk me intereson fare. Punëdhënësi, punëmarrësi as që nuk më intereson, me ja ndalu tregu e as mi thënë “shko aty, jo aty”. Të gjithë jemi ndermarrës dhe i dimë të gjitha bizneset, kisha ba shkelje si minstër nëse i kisha thënë “ti ke drejtë me shku këtu jo”. Jam korrekt me veten. Nëse zëvëndesministri kishte pasur marrëveshje apo kontratë me minstrinë do të kishte pasur konflikt interesi. Dihen ligjet për prokurim, nuk dua të lëshohem më shume për këtë çështje”, u shpreh Lekaj.

Njerëzit e AAK-së betonojnë autostradën