Pal Lekaj - Foto: Facebook/PalLekaj

Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj Glauk Konjufcës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka paralajmëruar së do ta padisë shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, pas akuzave që ai ia ka bërë Lekajt ‘se sa para i kishte marrë nga Eurolabi”.

Pas mbledhjes së Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Lekaj ka shkruar në ‘Facebook’ se do të kërkojë përgjegjësi ndaj atyre që përdorin ‘shpifje dhe denigrime’.

“Ne veprojmë sipas ligjit dhe për punët tona japim përgjegjësi kudo dhe kurdo. Ndërsa, të gjithë ata që përdorin shpifjet dhe denigrimet e ulëta për përfitime personale, sikur Glauk Konjufca sot, do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Lekaj.

Sot në raportimin e tij në Komisionin parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Lekaj është përballur me akuza nga Konjufca.

Ai në një moment u nervozua duke i thënë Konjufcës se ai nuk e “shkel ligjin edhe nëse Glauku tranohet”.

Më tutje, Konjufca u shpreh se dikush ka marrë para më 2009, e dikush po merr pare edhe tash më 2019 për të ia dhënë kontratën “Eurolabit”.

“Kurrë në jetë s’kam marrë pare prej dikujt. Mundem me të çu në Gjykatë, se më njeh ti”, tha Lekaj.

https://kallxo.com/lekaj-eurolab-it-po-ia-vazhdon-monopolin-ligji-qe-e-ka-miratuar-ldk-dhe-pdk/

www.kallxo.com