Pal Lekaj i ndau 4 milionë euro për ndërtimin e një rruge në Junik

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të enjten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë.

Këtë rrugë të cilën e financon kjo ministri kushton 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

“Me rastin e kësaj marrëveshjeje, ministri Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa, sipas komunikatës, kryetari Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre.