Pal Lekaj. Foto: Kallxo.com

Pal Lekaj i gatshëm t’i përgjigjet prokurorisë për 53 milionë eurot

Sonte në emisionin debatues “Click” të RTV21, ishte i ftuar ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Lekaj tha që nëse do të kishim shkuar në arbitrazh do të ishte shkatërruar i gjithë projekti.

“Nëse ne kishim shkuar në arbitrazh është dashur të ndërprehet puna, janë kanë vetëm 10 kilometra të përfunduara dhe sot do të kishim debatuar këtu jo për përfundim, por pse nuk keni ndërmarrë masa që me e zhvillu këtë projekt, pse po zgjatet dhe ishte shkatërruar i tërë projekti, koston ekonomike sidomos edhe lidhjet që i thash me korridoret”, tha ai.

Ministri Lekaj tha që është i gatshëm t’i përgjigjet prokurorisë nëse thirret për 53 milionëshin, përcjell rtv21.tv.

“Jo nuk më ka ftuar ende, por është lënda nën hetime dhe nuk e fshehi. Kurdo që të më thërret, të më bën ftesë, unë jam i gatshëm që të shkojë dhe të përballem, sepse është një vendim i Qeverisë dhe nuk i iki përgjegjësisë fare.”, tha Lekaj./21Media

.