Pako me verëra vendore për Presidentin Thaçi, pas publikimit të dosjes #SaHanShefi në KALLXO.com

Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) ka paralajmëruar mbajtjen e një aksioni simbolik sot pasdite, gjatë të cilit do t’i dërgojnë pako me verëra vendore Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Aksioni mbahet pas publikimit të dosjeve #SaHanShefi nga KALLXO.com ku janë pasqyruar faturat e shtrenjta të menysë së Thaçit dhe kabinetit të tij gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i vendit.

Përmes këtij aksioni, Anita Kadriu nga FIQ, ka thënë se do të mundohen t’i vetëdijësojnë qytetarët për keqpërdorimet e buxhetit të Kosovës nga udhëheqësit e vendit.

“Pasi e pamë shkrimin në KALLXO.com, menduam ta organizojmë një aksion simbolik për t’i dërguar disa pako me verëra të cilat janë vendore dhe prodhohen në Kosovë siç janë vera Daka, Sefa, Suhareka, Stone Castle e të tjera, të cilat kanë fituar edhe çmime ndërkombëtare si vera të njohura. Qëllimi tjetër i këtij aksioni është edhe vetëdijesimi i opinionit qytetar për keqpërdorimin e buxhetit të shtetit dhe taksave të qytetarëve nga pushteti, në këtë rast nga presidenti që ishte edhe raportimi lidhur me ato dreka, darkat me ato verërat e shtrenjta të cilat paguhen prej buxhetit të shtetit. Ne e dimë në çfarë niveli e kemi gjendjen ekonomike dhe qytetarët me çka po përballen ku shumica e tyre jetojnë në varfëri të skajshme.”, tha Kadriu për KALLXO.com.

“Konferencat palidhje ja kemi lënë Thaçit. Ai le të përgjigjet për atë se pse pi 500 euro verëra të huaja e 1000 euro dreka ndërsa profesorët e njerëzit që kanë sakrifikuar gjithçka vdesin për një ilaç esencial në spital”, shtoi ajo.

Me moton “President konsumo prodhime vendore, e ke më lirë dhe më mirë”, sot në orën 15:00, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) do t’i dërgon presidentit Hashim Thaçi pako me verëra vendore, që kanë fituar edhe çmim ndërkombëtar.

Hashim Thaçi shpenzoi 332 euro në raki dardhe, verë e kallamari

Hashim Thaçi pi verë që kushton 120 euro

Dreka e Hashim Thaçit ku piu 10 litra verë italiane me vlerë 500 euro