Pak Qytetarë në Protestën pas Tragjedisë në Prizren

Një numër i vogël i protestuesve morën pjesë sot në tubimin që u mbajt në qendër të Prizrenit, pas vdekjes tragjikë të vajzës trevjeçare, Xheneta Gashi, javën e kaluar.

Hajrulla Çeku nga Këshilli Organizativ i protestës, tha se kërkesa kryesore e protestuesve është dorëheqja e krerëve institucioneve të cilët, sipas tij, janë përgjegjëse për vdekjen e vajzën trevjeçare.

Përveç dorëheqjen e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, dorëheqja i është kërkuar edhe ministrave Kujtim Shala e Ferid Agani.

Njëkohësisht, protestuesit kanë kërkuar edhe përgjegjësi penale për zyrtarë të institucioneve “që me mosveprimin e tyre e kanë shkaktuar tragjedinë”.

“Ne nuk guxojmë të lejojmë të kemi institucione të tilla të papërgjegjshme. Është momenti i fundit që rasti i javës së kaluar të shërbejë si pikë kthehese që të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet”, tha Çeku.

“Duhet të mobilizohemi dhe nga sot të veprojmë derisa përgjegjësit e tragjedisë të japin llogari”, u shpreh.

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, kritikoi masën e vogël të qytetarëve që dolën në këtë protestë.

“Po e shihni që qytetarët e Prizrenit mungojnë këtu, po e shihni që këtu nuk kemi pushtet në shërbim të qytetarëve. Po e shihni që qytetarët e Prizrenit janë të kapur”, tha Kryeziu.

Pas përfundimit të protestës, një grup i protestuesve ka mbajtur një aksion para shtëpisë ku javën e kaluar ka ndodhur tragjedia.