Pak para nisjes së zgjedhjeve, policia mbush autoblindat me karburant

Policia e Kosovës po bëhet gati për ofrimin e sigurisë për zgjedhjet komunale që do të mbahen sot në Veri.

Disa orë para se të nis procesi i votimit, autoblindat e Policisë janë parë tek furnizohen me karburantë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi të kësaj.

Policia e Kosovës gjatë ditës ka treguar për planin operativ lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në veri.

Policia thotë se për qëllim kanë krijimin e një klime të qetë dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët gjatë procesit zgjedhor.

“Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave respektive gjatë tërë procesit zgjedhor, Mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para – gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve, Monitorimi / mbulimi me policë, i fushatës parazgjedhore, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike (RQP-së) në tubime paralektorale të partive politike/ kandidatëve, procedimi i kërkesave dhe raporteve të monitorimit sipas ligjeve pozitive të vendit”, thuhet në përgjigjet e Policisë së Kosovës dhënë për KALLXO.com

Zgjedhjet në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveqanit e Leposaviçit po mbahen pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave në shenjë pakënaqësie me tarifën 100 për qind për produkte serbe.