Pajisje të reja në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Klinika e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të reja për sallat e operimit, kështu njoftoi përmes rrjetit social Facebook Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.

“Kemi blerë tavolina moderne gjinekologjike, tavolina të reja operative dhe llamba operative për të gjitha sallat, për të rritur sigurinë dhe cilësinë e shërbimeve”, ka shkruar Ismaili.

Sipas tij shpejtë pritet të ndërrohen edhe shtretërit e kësaj klinike.

 

KALLXO.com  ka raportuar edhe më herët për blerjen e pajisjeve të reja për këtë Klinikë.

https://kallxo.com/klinika-e-gjinekologjise-behet-me-pajisje-te-reja/

 

www.KALLXO.com