Zenun Pajaziti
Pajaziti: Muri Reflekton Terr
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Zenun Pajaziti tha se muri i ndërtuar natën po reflekton veç terr.
“Ky mur që u bë natën veç terr reflekton,” tha Pajaziti.
Ai kërkoi rrënim të menjëhershëm të murit
Paqja e krijuar ndër vite të mos cenohet. Muri është i papranueshëm ilegal duhet të rrënohet , të rrënohet menjëherë.
Pajaziti duke vërejtur praninë e Kryeministrit Mustafa dhe ministres Edita Tahiri tha se kjo prani është e mirëseardhur për sqarim të punës së murit.
Muri në veri nisi të ndërtohet në fillim të dhjetorit, ndërsa ambasadori amerikan Delawie u deklarua kundër tij më 16 dhjetor.
Edhe shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova më 14 dhjetor tha se BE-ja nuk ndërton mure.
Kryeministri Mustafa murin e quajti “vepër e ndyrë e strukturave paralele serbe”, ndërsa deklaratat e Mustafës rreth murit u vlerësuan rrenë e kryetë nga Krypometri, produkti i KALLXO.com që mat sasinë e gënjeshtrës në deklarimet e politikanëve.
Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq tha më 10 dhjetor për KALLXO.com se muri do të zvogëlohet.