Zenun Pajaziti

Pajaziti: Gashi të Nisë një Fushatë Kundër Përdorimit të Armëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti iu bashkua diskutimit në Kuvendin e Kosovës lidhur me gjuajtjen me armë nga Zv.Kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

Ai tha se diskutimi për këtë çështje është i mirë dhe pati një porosit për Dardan Gashin.

“Unë mendoj që sot më shumë se sa kaq, as nuk duhet ta mbështetim mbrapa murin në këtë rast zv.Kryeministrin, duhet të ja lëjmë drejtësisë të merret me këtë punë. Kam një porosi Dardan Gashit, që ta nxisë një fushatë në emër të tij që do të parandalonte përdorimin e armëve në vende të ndryshme”, tha Pajaziti

Ai po ashtu porositi Ministrin e Brendshëm për kufizimin e bombolave e fishekzjarrëve që përdoren në festa.