Isa Mustafa - Kuvendi Zgjedhor i LDK-së - 03.08.2019

Pacolli uron Mustafën për rizgjedhjen kryetar i LDK-së

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli e ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Sapo e urova ish kryeministrin e Kosovës z.Isa Mustafa për rizgjedhjen e tij në krye të LDK. Uniteti i faktorit politik në vend është shumë i rëndësishëm përballë sfidave madhore që e presin shtetin tonë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Isa Mustafa është zgjedhur kryetar për të tretën herë radhazi që nga viti 2010.

Fatmir Sejdiu e ka paraqitur kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e LDK-së, por e njëjta iu ndal në gjysmë pasi që ishte penguar nga pika e statutit të LDK-së që kërkon 50% plus 1 votë për konfirmimin e kandidatit.

Isa Mustafa kryetar i ri i LDK-së

.