Foto: Behgjet Pacolli/Facebook

Pacolli thotë se i çon fëmijët në shkollë publike, 'e jo si të tjerët në shkolla private'

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka treguar se fëmijët e tij shkojnë në shkolla publike, e jo në private, siç ‘preferojnë të tjerët’.

Pacolli si duket i është përgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili sot tregoj se djali i tij ndjek mësimet në një shkollë private.

“Si për shumë fëmijë të tjerë, sot është fillimi i shkollës edhe për fëmijët e mi, të cilët janë duke u shkolluar në shkolla publike e jo në ato private siç preferojnë të tjerët. Unë u kam mësuar atyre që të gjithë njerëzit janë njësoj. I uroj të gjithë fëmijëve dhe të rinjëve një vit të suksesshëm arsimor”, ka shkruar Pacolli.

Foto: Behgjet Pacolli/Facebook

Në anën tjetër, KALLXO.com, sot ka raportuar për gjimnazin privat ‘Loyola’ ku do t’i ndjekë mësimet djali i Haradinajt, e që në tetor të vitit të kaluar, qeveria që e drejtonte Haradinaj i kishte ndarë plotë 658 mijë euro për këtë gjimnaz.

Qeveria ia kishte dhënë 658 mijë euro gjimnazit ku vijon mësimet djali i Haradinajt