Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Taksa ndaj Serbisë do të mbetet në fuqi deri sa të ndalet urrejtja ndaj Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka ripohuar që pavarësisht presionit të vazhdueshëm për heqjen e taksës prej 100 për qind për Serbinë, Qeveria e Kosovës nuk do të zmbrapset nga ky vendim.

Përmes rrjetit social Facebook, Pacolli ka shkruar se këto masa do të jenë në fuqi derisa të vazhdojë urrejtja e Serbisë për Kosovën.

“Në mbështetje të vendimit të Qeverisë për masat derisa Serbia vazhdon të urrejnë Kosovën dhe popullin e saj”, ka shkruar Pacolli.