Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli shprehet i trishtuar lidhur me sulmin në Christchurch

Ministri i Punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka shprehur ngushëllime për qytetarët e Zelandës së re pas sulmit terrorist në Christchurc.

Përmes një statusi në Facebook, Pacolli ka thënë se ndihet i trishtuar nga ajo që ka ndodhur në namazin e së premtes.

“I trishtuar nga sulmi makabër terrorist në namazin e së premtes në Christchurch. Mendimet tona sot janë me Zelandën e Re, dhe në veçanti me familjet dhe miqtë e viktimave”, ka shkruar Pacolli.