Fitore Pacolli | Foto: Facebook

Pacolli: Ratifikimi i Demarkacionit Nuk Garanton Liberalizimin e Vizave

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli tha se Qeveria e Kosovës po e paraqet ratifikimin e Demarkacionit si të vetmin parakusht për liberalizimin e vizave që sipas saj nuk është e vërtetë.

“Qeveria ka fillu me bo presion te të gjithë qytetarët se duhet të kaloj demarkacioni sepse është parakusht i liberalizimit të vizave. Kjo nuk është e vërtetë. Tash qeveria po na kërkon të falim territor dhe pastaj del dhe jep arsye tjera që dalin” tha Pacolli.

Në konferencën e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, u ritheksua se Marrëveshja e vitit 2015 për shënjimin e kufirit nuk duhet të kalojë.

Ali Lajci, ish anëtar i Komisionit Qeveritar për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi: Lajci duke folur për historinë e kufirir mes Kosovës dhe Malit të zi tha se asnjëherë nuk është berë percaktimi i këtij kufirit.

“Kufirin mes të Kosovës dhe Malit të Zi, që prej atëherë kanë mbetur konstant, të pandryshuar dhe nuk kanë pasur ratifikim” tha Lajci.

Ai tha se pika e kufirit është në Qakorr duke mallkuar të gjithë ata që sipas tij po tentojnë të tkurrin territorin e Kosovës.

“Çdo deputeti i kisha thanë ecni verës atje për me e ditë çka po votoni. Me u dëshmu. Ata qe po tentojnë të bëjnë rrudhjen e territorit është për ta mallkuar djalli. Ne nuk do të bëjmë një shkarje të tij sepse kemi një përgjegjësi” tha Lajçi.

http://kallxo.com/albin-kurti-deshiron-hetim-parlamentar-per-marreveshjen-e-demarkacionit/