Pacolli ngushëllon familjen e të vdekurit në aksidentin e Gjilanit

Ministri i Punëve të Jashtmen, Behxhet Pacolli, ka shprehur ngushëllime për rastin e aksidentit të ndodhur sot në qendër të Gjilanit.

Ai ka kërkuar nga organet e rendit ta trajtojnë me prioritet aksidentin e sotëm.

“Besoj të gjithë jemi të trishtuar nga tragjedia e sotme në qendër të Gjilanit. Unë lutem për të lënduarit e rastit dhe të mos rritet numri i viktimave. Familjes të ndjerit, i shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta! Organet e rendit të hetojnë me prioritet të madh aksidentin”, ka shkruar Pacolli.

Ndryshe në aksidentin e rëndë të komunikacionit të ndodhur rreth orës 13:20 në qendër të Gjilanit.

Prokuroria ka thënë se i dyshuari M. A nga Peja është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se ka shkaktuar aksidentin në të cilin janë përfshirë mbi 10 vetura dhe 18 të lënduar.