Pacolli merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Gjermani 

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli ka shkuar për një vizitë zyrtare në Gjermani në qytetin e Mynihut ku do të marrë pjesë ne Konferencën e Sigurisë.

Sipas tij kjo është një mundësi e mirë që të takohet me liderë botëror.

“Sapo arrita ne Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota”, ka shkruar Pacolli në Facebook.