Behgjet Pacolli I Foto: MPJ

Pacolli kërkon ndihmë nga Gjermania për liberalizim të vizave

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë takimit me homologun e tij gjerman, Heiko Maas, në Strazburg kërkoi mbështetje nga Gjermania për shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjatë qëndrimit në Francë ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij.