Behgjet Pacolli - Foto: REL/EPA-EFE

Pacolli: Garantoj se presidenti Thaçi nuk ka asnjë plan për ndryshim kufijsh

Presidenti i Kosovës nuk ka asnjë plan për ndryshim kufijsh.

Kështu ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme te Kosovës, Behgjet Pacolli.

Ai madje ka garantuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Çdo opsion në dialog është i hapur, Kosova do të ofrojë diçka si pala tjetër, që të ketë zgjidhje, që bëhet duke kërkuar rrugëdalje nga problemi. Presidenti asnjëherë nuk do të lejonte që të cenohej territori i Kosovës. Në tavolinat ku kam marrë pjesë, asnjëherë nuk është ngritur tema e ndërrimit të kufijve”, ka thënë ai në televizionin publik të Kosovës.

Gjithë këto komente vijnë pas një deklarate të Presidentit Thaçi ditëve të fundit i cili ka thënë se duhet bërë korrigjimi kufijve me Serbinë dhe se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës./21Media