Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli - Foto: KALLXO.com

Pacolli: Daçiqi shpifi për tërheqjen e njohjes nga Papua New Guinea

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e akuzoi Ivica Daçiq për shpifje pas deklaratave të tij që Papua New Guinea e ka tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës.

“Daçiq paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezentuar një dokument kushedi ku të pregatitur për gjoja ”tërheqje të njohjeve”, shkroi Pacolli.

Ai tha se këto shpifje nuk e ndalin konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të tij:

Daçiq paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezentuar një dokument kushedi ku të pregatitur për gjoja ”tërheqje të njohjeve”.

Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua Neë Guinean.

Shpifjet e Daçiqit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj.

Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë.

Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi.