Pa Para për Rregullimin e Shtratit të Lumit

Agani bashkë me kryetarin Ragip Begaj vizituan fshtrat Mirushë e Banjë që u prekën më së shumi nga vërshimet që përfshinë disa komuna të Kosovës.

Kryetari i Malishevës Ragip Begaj kërkoi nga ministri Agani mjete materiale për rregullimin e shtratit të lumit Mirusha.

Agani edhe pse e vlerësoi shumë urgjente ndërhyrjen në këtë shtrat, tha se ministria nuk ka mjete, por do të mundohet t’i sigurojë.

“Duhet të intervenohet urgjent në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, por ministria nuk ka mjete për të nda për këtë problem, por do të angazhohem personalisht për gjetjen e mundësve për rregullimin e shtratit të lumit së paku fazën e parë,”” tha ministri Agani.

Më pas ministri e kryetari vizituan digën e liqenit artificial në këtë lum që u dëmtua nga reshjet si dhe pishinat në Banjë të Malishevës për të parë dëmet e shkaktuara.

KALLXO.com raportoi në vazhdimësi për vërshimet e 6 janarit.

http://kallxo.com/malisheva-nje-dite-pas-vershimeve/

http://kallxo.com/sundimi-i-ujit-ne-malisheve/

http://kallxo.com/kosova-para-vershimeve-te-medha/