OVL e UÇK-së hapë degë edhe në Kosovën Lindore

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së), Hysni Gucati sot përmes një videoje të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se kjo organizatë tashmë ka hapur degën e saj edhe në Luginë.

Gucati po ashtu ka uruar edhe lirimin e shpejtë të Sylejman Selimit dhe shërimin e veteranëve, të cilët vuajnë nga sëmundjet.

“Ne e përshëndesim bacën Nazmi që ka ardh nga Lugina pasi e ka hapur për herë të parë degën e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL e UÇK-së). Shpresojmë se në ditën e veteranëve ta kemi në mesin tonë edhe Sylejman Selimin, pasi festat e nëntorit nuk janë të plota pa atë. Ne kemi një numër të madh të veteranëve që vuajnë nga sëmundjet dhe ne duhet të mobilizohemi dhe duhet t’i ndihmojmë ata”, tha Gucati.