FOTO ILUSTRIM PROKURIMI

OShP Shqyrton Edhe Ankesat Përmes E-Prokurimit

Në fillim të këtij muaji Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) bëri të ditur se shqyrton edhe ankesat e parashtruara në mënyrë elektronike.

“Njoftohen të gjithë operatoret ekonomikë se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) bënë shqyrtimin e ankesave edhe në platformën elektronike te E-Prokurimit, prandaj njoftohen të gjithë operatorët ekonomikë, se tani e tutje mund t’i parashtrojnë ankesat edhe në formë elektronike, përpos formës fizike“, thuhet në njoftimin e këtij organi.

Pasi ky sistem elektronik është pilotues, Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk e përjashton mundësinë e parashtrimi të ankesës edhe në formë fizike, duke përmendur kështu edhe hapat që duhet ndjekur.

“Për shkak se kjo mënyre e re e shqyrtimit të ankesave është në fazën pilotuese, ju mund të dorëzoni ankesat tuaja edhe në formë fizike. Faza pilotuese do të zgjasë deri në një njoftim tjetër”, vazhdon më tej komunikata e OShP-së

OShP-ja njofton operatorët ekonomikë se fletëpagesën për sigurim të ankesës duhet ta marrin në kopje fizike në OSHP, ndërsa e njëjta duhet të dorëzohet origjinal në kopje fizike me rastin e parashtrimit të ankesës.

Më herët bizneseve u ishte dhënë kohë shtesë për t’u mësuar me procedurat e prokurimit elektronik.

http://kallxo.com/kohe-shtese-per-bizneset-te-mesohen-prokurimin-elektronik/

Gazeta Jeta në Kosovë ka shkruar për vështirësitë e mëhershëm të e-prokurimit.