Autostrada Rrëshen – Kalimash | Foto : Bashkim Shala
OShP Kthen në Pikën Zero Tenderin e Autostradës së Gjilanit
Tenderi 100 milionësh për ndërtimin e autostradës Pruishtinë- Gjilan është kthyer në rivlerësim. Këtë vendim e ka marrë Ograni Shqytrues i Prokurimti Publik pas shqyrtimit të ankesave të 12 operatorëve të cilët ishin ankuar ndaj vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që t’i eliminojë nga gara.
Shefi i OshP-së Blerim Dina në një intervistë dhënë për Emisionin “Drejtësia në Kosovë” që pritet të tarsnemtohet sonte në orën 22:20 në RTK ka treguar për arsyet e kthimit të lëndës në rivlerësim tek autoriteti kontraktues- Ministria e Infartrukturës.
‘OShP ka marrë vendim që i gjithë tenderi, pra të tetë lotet të kthehen në rivlerësim dhe të gjitha detajet dhe arsyet se pse është marrë ky vendim për kthimin e lëndës në rivlerësim, janë të cekura kjartë në vendimi”, ka deklaruar Dina.
Gazeta Jeta në Kosovë ditë më parë raportoi për gjithë ecurinë e këtij procesi që rezultoi me anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës për tetë operatorët ekonomikë të cilët i kishte shpallur fitues ministria për nga një lot.
Siaps asaj që raportou Gazeta JNK ministria kishte shpallur fituese ofertat e tetë operatorëve të cilët ishin mbi 33 milionë euro më të shtrrenjtë sesa ofertat ekonomikisht më të favroshme, por të cilat ishin eliminuar nga gara si të papërgjegjshme.
Për këtë tender, është kërcënuar me jetë shefi i OSHP-së Blerim Dina, nga dy të dyshuarit, Shaban Lushtaku deh Naim Sallahu, të cilët ndodhen në paraburgim.