OSBE reagon për rastin e 16 vjeçares nga Drenasi

Misioni i OSBE-së në Kosovë është bashkuar me të tjerët në shprehjen e dënimit për abuzimin seksual se miturës nga Drenas dhe ka kërkuar më shumë kujdes për të dhe familjen e saj.

“Veprat që supozohet se janë kryer nga mësuesi i vajzës së re dhe më pas gjatë një periudhe më të gjatë nga një oficer i policisë, janë të tmerrshme dhe të papranueshme në të gjitha nivelet e njerëzimit dhe profesionalizmit.  Ne mirëpresim përgjigjet e menjëhershme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe autoriteteve komunale të Gllogocit në pezullimin, arrestimin dhe inicimin e procedurave të hetimit të rasteve kundër abuzuesve të supozuar”, është thënë në reagimin e OSBE-së

Tutje kjo organizatë thotë se pret që kjo çështje të jetë prioritet nga organet e drejtësisë.

“Presim që në këtë çështje të jepen prioritetet më të larta dhe se drejtësia do të veprojë. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të mirëqenies sociale që të sigurojnë ndjekjen dhe këshillimin e nevojshëm për viktimën e re dhe familjen e saj”, thuhet në reagim.

Ndryshe, të martën u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht fillimisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.

Ndërkaq, sot qindra qytetarë janë mbledhur para stacionit të Policisë në Prishtinë, kurse nesër pritet të mbahet në komunën e Drenasit prej orës 12:00