OSBE i kërkon FFK-së ta lejojë Crvena Zvezdën të luajë në Graçanicë

Pas lajmeve se Federata e Futbollit të Kosovës nuk do të lejojë të luhet ndeshja ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Graçanicës për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve, ka reaguar misioni i OSBE-së në Kosovë.

Përmes një komunikate për media, misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se e ka pranuar me shqetësim lajmin për ndalimin e ndeshjes humanitare ndërmjet KF Crvena Zvezda të Beogradit dhe KF Graçanica.

“Në lidhje me këtë dhe anulimet e ngjarjeve tjera sportive kohëve të fundit, Misioni i OSBE-së dëshiron të ritheksojë nevojën për ndarjen e çështjeve politike nga ngjarjet sportive dhe ruajtjen e frymës së sportit në të gjitha disiplinat”, thuhet në komunikatën e OSBE-së.

Ata tutje i kanë bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës që kjo ndeshje të lejohet të mbahet.

Në anën tjetër as Serbia nuk është hiç miqësore në lidhje me sportin dhe deri më tani nuk e ka dëshmuar që e ndan sportin nga politika.

Për shkak të politikës serbe, hendbollistet kosovare fituan me rezultat 10:0 kundër Serbisë në mars të këtij viti, pasi që Federata Serbe nuk kishte pranuar të luajë kundër Kosovës.

http://kallxo.com/kosova-e-fiton-pa-loje-ndeshjen-e-hendbollit-ndaj-serbise/

Federata Europiane e Hendbollit (EHF) e kishte përjashtuar Serbinë nga garat europiane meqë kjo e fundit kishte refuzuar të luajë kundër Kosovës.

http://kallxo.com/serbia-perjashtohet-nga-kualifikimet-ne-hendboll/

Madje përveç përjashtimit, Federata Europiane e Hendbollit kishte marrë vendim që ndeshjet e mbetura të mos luhen fare në Serbi, ndërsa direkt e kishte fajësuar Qeverinë serbe për ndërhyrje në vendimit për të mos e lejuar përfaqësuesen e Kosovës të luajë hendboll.

http://kallxo.com/ehf-nuk-zhvillohen-ne-serbi-kualifikueset-e-hendbollit/

Gjithashtu të mërkurën karateistët kosovarë do të udhëtojnë për në Novi Sad, ku do të mbahet kampionati europian i karatesë dhe Serbia ka kërkuar që Kosovës t’i lejohet pjesëmarrje vetëm nëse ajo luan pa simbole.

Mirëpo, zyrtarët e Federatës kanë deklaruar se ata do të garojnë vetëm të barabartë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë.

Në anën tjetër Serbia gjithashtu kishte bërë propagandë të madhe për mosanëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA. Ata madje kishin paditur edhe UEFA-n se ka pranuar në familjen e saj një anëtare si Kosova. UEFA e kishte hedhur poshtë këtë pretendim të Serbisë.

http://kallxo.com/serbia-padi-ndaj-uefa-s/

http://kallxo.com/refuzohet-ankesa-e-serbise-kosova-mbetet-anetare-e-uefa-s/

Klubi Crvena Zvezda ka luajtur edhe më herët në Graçanicë. Ata kishin ardhur në maj të 2016 me leje të FFK-së.

http://kallxo.com/lojtaret-e-crvena-zvezdes-arrijne-ne-gracanice/

Lojtarët e Crvena Zvezdas në Graçanicë, Maj 2016. Foto: KALLXO.com

Tifozët e Crvena Zvezdas në Graçanicë, Maj 2016, Foto: KALLXO.com

Lojtarët e Crvena Zvezdas vizitojnë manastirin e Graçanicës, Maj 2016, Foto: KALLXO.com