OSBE Dënon Gjuhën e Urrejtjes në Grafite dhe Raportimin e TV Most

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reguar ndaj grafiteve me përmbatje të gjuhës së urrejtjes në një shkollë në fshatin Uglar në afërsi të Fushë-Kosovës, ku mësojnë fëmijët e komunitetit serb.

Po ashtu, ky mision ka dënuar gjuhën e përdorur në raportimin e televizionit në Zveqan ‘TV Most’, lidhur me këtë ngjarje.

“Nuk duhet të ketë hapësirë për gjuhën e urrejtjes nga askush; shkollat duhet të jenë vende të sigurta për fëmijët për të mësuar ndërsa mediat duhet të jenë në ballë të konsolidimit demokratik dhe jetës së përbashkët”, thuhet në reagim.

Në portalin e televizionit ‘Most, është përdorur termi “Siptari” i cili është ofendues ndaj shqiptarëve dhe i cili shpjegon disa detaje të tjera të këtij incidenti, me titull “Terroristët shqiptarë kërcënojnë Marko Gjuriqin”.

KALLXO ka raportuar lidhur me reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës për gjuhën e përdorur nga TV Most.