Mbledhja e 48-të e Senatit të UP-së, Foto: Kallxo.com

ORCA: Senati i UP-së mbron cilësinë e arsimit të lartë me vendimet e sotme

Organizata e shoqërisë civile që monitoron Universitetin e Prishtinës, ORCA i ka vlerësuar vendimet e sotme të Senatit të Universitetit të Prishtinës.

Përmes një komunikate për media, ORCA ka deklaruar se Senati i UP-së e ka mbrojtur cilësine e arsimit të lartë me vendimet e sotme.

“ORCA përgëzon Senatin për futjen në listën e revistave të dyshimta revistën “Acta Universitatis Danubius”. Kjo revistë ka shkaktuar konfuzion në avancimet e fundit. Senati në mbledhjen që u zhvillua sot, ka vendosur që kjo revistë të mos merret parasysh për avancime në UP duke e bërë atë pjesë të listës së revistave të dyshimta”, thuhet në komunikatën e ORCA-së.

“Kjo është rruga e duhur që po e ndjekë dhe të cilën duhet ta ndjekë senati dhe menaxhmenti i UP-së. Vetëm duke i bërë më rigoroze kriteret dhe rregullat rritet cilësia në arsimin e lartë”, thuhet tutje në këtë komunikatë.

KALLXO.com ka shkruar më herët që në mbledhjen e 48-të të Senatit të “Universitetit të Prishtinës”, rektori Marjan Dema paraqiti kërkesën e Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës, të cilët kanë kërkuar që revista shkencore “Danubius” të largohet nga lista e revistave kredibile.

https://kallxo.com/senati-largon-revisten-shkencore-danubius-nga-lista-e-revistave-kredibile/