ORCA- rektorëve: më shumë autokritikë e punë, më pak akuza

Organizata për Rritjen e Cilësisë në (ORCA) shpreh ka reaguar ndaj reagimit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës lidhur me tërheqjen e akreditimit të disa programeve.

Rektorët e gjashtë universiteteve publike të Kosovës sot mbajtën konferencën e përbashkët për të shqyrtuar njoftimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë rreth vendimeve të mbledhjes së datës 15 dhe 16 janar 2019, për tërheqjen e akreditimit dhe refuzimin e 42 programeve studimore.

Sipas njoftimit nga konferenca, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore në fuqi.

“ORCA si dëshmitare okulare e procesit  arrin në konstatim se: Konstatimet e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike, se KShC ka treguar papërgjegjësi ndaj dispozitave ligjore, papërgjegjësi profesionale dhe tendencë politike karshi programeve të ,tyre janë të pavërteta dhe të paqëndrueshme”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Nga aplikimet e reja për akreditim programesh, KShC ka dhënë dritën e gjelbër për 104 programe, 53 të universiteteve publike dhe 51 të institucioneve private, ndërsa ka refuzuar 107 programe, 28 të universiteteve publike dhe 79 të institucioneve private.

Gjatë validimit të 185 programeve ekzistuese, u është vazhduar akreditimi 124 programeve të universiteteve publike dhe 61 programeve të institucioneve private, ndërkohë ka tërhequr akreditimin për 74 programe, 40 të universiteteve publike dhe 35 të institucioneve private.

Sipas ORCA-s është shqetësuese gjendja e universiteteve publike dhe institucioneve private të cilat ende kanë problem me përmbushjen e kriterit më minimal, atë të 3 PhD të fushës për program si profesorë bartës të programeve.

“Po ashtu  gjuha e përdorur në reagimin e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike është shqetësuese kur vjen te akuzat për politizim, sidomos kur kemi parasysh faktin se disa rektorë të kësaj Konference kanë probleme serioze me integritetin akademik dhe se mënyra e zgjedhjes së tyre është paraqitur në medie përgjatë viteve si influencë e pastër politike e partive të ndryshme në pushtet”, thuhet në reagim.

KALLXO.com ka raportuar lidhur me letrën e Universiteteve Publike drejtuar Ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.