Foto: ORCA

ORCA Përgëzon Fakultetet me më Shumë Punime Shkencore

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka ndërmarrë një aktivitet për të shënuar fakultetet më të sukseseshme sa i përket numërit të punimeve të profesorëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore dhe Fakulteti i Edukimit sipas ORCA-s janë fakultetet me më së shumti punime për profesor.

Banerat përgëzues janë vendosur pranë fakulteteve për qëllim të njoftimit të studentëve të tyre që fakultetet e tyre kanë më shumë punime për kokë profesori se fakultetet tjera.

Sipas raportit të ORCA-s “Integriteti Akademik i Profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, numri i punimeve për fakultet përfshin : Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë me 5.3 punime për profesor, Fakulteti i Mjekësisë me 5.08 punime për profesor, Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me 4..9 punime për profesor, si dhe Fakulteti i Edukimit me 2.33 punime për profesor.