ORCA dorëzon prova për shkelje të etikës nga disa profesorë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA),ka treguar se ka dorëzuar prova në 43 njësi të ndara me 492 faqe, të cilat dëshmojnë se 8 profesorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilët u avancuan këtë vit, kanë shkelur parimet universale të etikës dhe integritetit akademik.

Sipas ORCA-s, me kërkesë të Këshillit të Etikës  kjo organizatë ka dorëzuar sot 3 analiza profesionale për revistat e dyshimta të mbështetura nga ‘pioneri’ i listimit të revistave të dyshimta, eksperti amerikan Jeffrey Beall, 1 komunikim të ORCA-s me platformën indekuese SCOPUS dhe hulumtimin e detajuar të ORCA-s për 38 punime që përmbajnë plagjiaturë, gabime drejtshkrimore e gramatikore, si dhe paraqitje të të njëjtës përmbajtje me dy tituj si dy punime të ndryshme.

ORCA thotë se ‘supermenët’ (siç i quan profesorëtq i akuzojnë për plagjiaturë), kanë publikuar deri në 18 punime shkencore në vit, ndërsa mesatarja e akademikëve norvegjezë për të njëjtën fushë është 0.96 punime për profesor.

https://kallxo.com/orca-reagon-ndaj-avancimit-te-profesoreve-supermene/