Opozita Nuk Heq Dorë Nga Kërkesa për Largimin e Qeverisë

Partia më e madhe opozitare Vetëvendosje, ka mbajtur sot konferencën e fundit për këtë vit në të cilën foli për zhvillimet e në 2015.

Nënkryetari i kësaj partie, Driton Çaushi, tha që qeveria ka pasur “dështime të njëpasnjëshme”në secilin aspekt të politikës.

“Dëshirojmë t’ua rikujtojmë se ata kanë dështuar në çdo aspekt të politikës. Ata kanë premtuar 200 mijë vende te punës se shumica kanë ikur jashtë vendit për shkak të papunësisë. Kanë premtuar një mbështetje të rritur për fermerët, e në anën tjetër buxheti për bujqësi është zvogëluar”, tha Çaushi.

“Ata dështuan në anëtarësimin në UNESCO që është dështimi më i madh”, u shpreh ai.

Sipas Çaushit, qeveria nuk është në pozitë për të zgjedhur nëse do japë dorëheqje ose jo.

Por sot paradite, kryeministri Mustafa refuzoi kërkesën e opizitës për dorëheqje.

http://kallxo.com/isa-mustafa-opozita-te-jape-doreheqje/

“Qeveria nuk e ka luksin që të vendosin për fatin e tyre. Për shkak te shkeljeve Kushtetuese ku kemi një javë pa dhënë asnjë përgjegjësi, ata do të duhej të bënin aktin më normal te dorëheqjes. Pra ose të tërhiqen ose do të përballen me protesta të njëpasnjëshme edhe pas 9 janarit”, tha Çaushi.

Çaushi tha se opozita nuk do të dështojë me 9 janar ashtu siç ka parashikuar Isa Mustafa.

Ai parashikon marsh madhështor e paqësor.