Opozita: Nuk e Dogjëm Veturën e Ministrit

Tahiri deklaroi se opozita nuk e di kush e ka kryer këtë djegie.

“Kjo nuk ka të bëjë  aspak me ne për shkak se ne aktivitetet tona i kemi publike gjithmonë dhe protesta jonë si e keni parë edhe ju që nga dje ka filluar në shesh ditë e natë dhe ne të gjithë jemi këtu duke ju bërë thirrje qytetarëve që të na bashkohen deri në rrëzimin e kësaj qeverie,” tha Tahiri.

Djegien e veturës së Krasniqit e dënoi ashpër ssot Qeveria e Kosovës.

“Ky sulm i paprecedent kriminal, i ndodhur në vazhdën e sulmeve që janë kryer së fundi kundër bartësve legjitimë të institucioneve të Kosovës dhe ministrit Krasniqi, nga grupe anarkiste parapolitike, synon të krijojë atmosferë të dhunës dhe frikës, si dhe të pengojë punën e Qeverisë së Kosovës dhe rezultatet konkrete të Ministrisë së Bujqësisë si një ndër sektorët prioritarë për zhvillimin ekonomik të vendit,” thuhet në komunikatën e Qeverisë.

http://kallxo.com/qeveria-denon-djegien-e-vetures-familjare-te-ministrit/

Vetura e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi u dogj mbrëmë pas mesnate, ndërsa pamje të veturës së djegur solli KALLXO.com.

http://kallxo.com/vetura-e-memli-krasniqit-ne-flake/

Opozita nga pasditja e djeshme nisi protestën me tenda para Kuvendit, ndërsa opozitarët qëndruan edhe gjatë natës në shesh.

Shiun dhe të ftohtët e djeshëm, Adonis Tahiri nga “Vetëvendosje” nuk e vlerësoi pengesë për protestën.

“Ka pasur ftohtë e shi, por kemi qenë mirë të mobilizuar dhe interesimi ka qenë shumë i madh. Për më tepër nuk ka pasur vend nëpër tenda sot jemi mobilizuar edhe më shumë do të shtojmë edhe tenda të reja ashtu që secili që do të protestojë këtu me ne ta ketë atë mundësi,” tha Tahiri.