Opozita në Protestë Kundër Qeverisë

Foto: Atdhe Mulla

Posted by Kallxo.com on Saturday, January 9, 2016

16:51

Fishekzjarrë kundër policisë

16:08

Aktualisht po ndodh ndërhyrja edhe me topa uji, ndërsa protestuesit janë shtyrë përtej ndërtesës së postës.

16:05

Policia aktualisht ka shtyrë protestuesit deri te selia e AAK-së. Forcat e rendit po sulmohen me gurë, ndërsa një autoblindë u sulmua me koktej molotovi.

15:39

Autoblindat futen në përleshjen mes policëve e protestuesve.

auto auto1 auto2

15:30

Pas fjalimeve të opozitarëve dhe përfundimit të protestës, disa nga pjesëmarrësit e saj kanë filluar të hedhin koktejë molotovi dhe mjete tjera të forta në drejtim të ndërtesës së qeverisë.

Policia ndërhyri së pari me gaz lotsjellës e tash është nisur drejt protestuesve në përpjekje për t’i larguar ata nga sheshet kryesore të Prishtinës.

lotsjelles 1 lotsjelles lotsjelles2

4:27

Protestuesit në krye me liderët dhe deputetët opozitarë po marshojnë drejt sheshit “Skënderbeu”, pasi u nisën nga Biblioteka Kombëtare.

13:54

Ende pa nisur manifestimi opozitar te Biblioteka Kombëtare në pikën përfundimtare të tij te sheshi “Skënderbeu” kanë zënë vend një pjesë e protestuesve.

sheshi sheshi

13:37

Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe NISMA i kanë thirrur sot qytetarët që të dalin në protestë për t’i kundërshtuar marrëveshjet e qeverisë së Kosovës me Serbinë dhe Malin e Zi si dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa.

Protesta do të fillojë në orën 14 nga Biblioteka Kombëtare ndërsa pika e fundit e saj do të jetë sheshi “Skënderbeu”.

KALLXO.com e bën transmetimin e drejtpërdrejtë të protestë dhe zhvillimeve në Prishtinë.

Gjithashtu, gjatë transmetimit do të emetohen xhirime të nisjes së autobusëve me protestues nga qendrat tjera të Kosovës drejt Prishtinës.

12:55

Protestuesit nga Klina arrijnë në Prishtinë. Deri tash këta autobusë kanë ardhur prapa Pallatit të Rinisë.

klina9

klina klina6 klina7

12:48

Policia te objekti i qeverisë.

12:17

3 autobusë janë nisur deri tash nga Vushtrria.

v1 v

12:10

Sipas organizatorëve të protestës, nga fshatrat e Deçanit janë nisur edhe 9 autobusë

11:54

Nga Klina për protestën e Prishtinës nisen 3 autobusë, ndërsa 2 të tjerë nga fshatrat e kësaj komune. Edhe nga Mitrovica janë nisur deri tash 6 autobusë.

k

 

m8

11:47

Nga Peja sipas gazetarit të KALLXO.com atje, janë nisur 7 autobusë. Një kolonë makinash prej dy kilometrash është krijuar në Rrugën Pejë Deçan.

p p1 p3 p4

11:39

Policë dhe qytetarë në Sheshin “Skënderbeu”

sheshi skenderbeu

 

11:29

Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka dalë rreth orës 11:30 në stacionin e autobusëve në Malishevë për t’i pritur protestuesit të cilët do të nisen pas pak çastesh drejt Prishtinës.

Dy autobusë janë në pritje për t’u mbushur nga Malisheva, ndërsa tre të tjerë të mbushur me protestues kanë ardhur nga fshatrat e Malishevës.

Sipas Bekim Gashit të Vetëvendosjes, nga Malisheva priten të nisen 20 autobusë. Ai tha se shumica prej tyre do të nisen nga fshatrat, ndërsa nga stacioni i Malishevës do të nisen 8 autobusë.

Nga Malisheva janë nisur gjithsej 16 autobusë.

ragip begaj

10:38

Nisja e protestuesve nga Gjilani

Prezent edhe deputeti i “Vetëvendosjes” Ismajl Kurteshi që ndodhet në arrest shtëpiak, nën dyshimet për hedhjen e lotsjellësit në Kuvendin e Kosovës.

Sipas gazetarit të KALLXO.com në këtë komunë, nga Gjilani një autobus opozitar është mbushur vetëm me njerëz që do të sigurojnë protestën në Prishtinë. Nga Gjilani janë nisur gjithsej 7 autobusë, 3 furgonë dhe shumë vetura.

gj gj1 gj2 gj4 gj6

10:24

Te vendi ku pritet të nisen autobusët nga Mitrovica ka vetëm policë dhe disa persona që po shpërndajnë fletushka për qytetarët duke u bërë thirrje atyre që t’i bashkohen protestës. Aty janë edhe dy pjesëtarë të KFOR-it

m m1 m2 m3 m4

Me moton “Për për shtet me sovranitet e kundër Qeverisë antikushtetuese”, ora 14:00 do t’i mbledhë para Biblotekës Kombëtare liderët dhe përkrahësit e tri subjekteve opozitare.

Protesta e paralajmëruar si paqësore nga opozita sot do të nisë marshin nga Biblioteka e pritet të përfundojë para objektit të Qeverisë. Kësaj radhe nuk protestohet kundër marrëveshjeve, por për rrëzimin e qeverisë, të cilën sic e quajnë ata është shkelëse e Kushtetutës.

Dje krerët e tri partive opozitare u bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste.

http://kallxo.com/opozita-dite-e-rendesishme-per-demokracine/

Kësaj thirrje iu përgjigj edhe analisti Dukagjin Gorani, i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë protestë.

http://kallxo.com/dukagjin-gorani-therret-per-zgjim/

Edhe 3 mijë deçanas pritet të zbarkojnë në kryeqytet.

http://kallxo.com/opozita-pret-3-mije-decanas-ne-proteste/

Por mbi 11 mijë e 350 aktivistë të Vetëvendosjes, pa përfshirë Prishtinën, sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi kanë konfirmuar ardhjen.

“Nga kontaktet telefonike me anëtarët e VETËVENDOSJE!-s, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë. Këtu nuk i kam përfshirë konfirmimet nga anëtarësia e AAK dhe NISMA, si dhe qytetarët që nuk janë anëtarë të VETËVENDOSJE!—s”, ka shkruar ai në Facebook.

Dje Komuna e Prishtinës liroi sheshet e kryeqytetit. Nga aty hoqi zbukurimet dhe tregun e fundvitit, duke mohuar që këtë po e bënë për protestë.

http://kallxo.com/komuna-mohon-se-po-liron-sheshet-per-protesten/

Por kryeministri Isa Mustafa, kundër të cilit do të protestohet sot, kërkoi nga opozita që protesta të jetë paqësore.

http://kallxo.com/mustafa-kerkon-proteste-paqesore/

Zhvillimet e ditës së sotme në protestën e opozitës, KALLXO.com do t’i transmetojë drejtpërdrejt që nga nisja deri në përfundim të protestës.