Opozita: Mustafës po i Shkrihen Premtimet

Aktivistja e “Vetëvendosjes” Teuta Rrusta tha që  sot e çdo ditë rrugëve të Prishtinës dhe mbarë Kosovës nuk do të ketë heshtje, do të kërkohet dorëheqja e kësaj qeverie.

“Vendit tonë nuk i duhet një kryeministër të cilit i shkrihen premtimet më shpejt se që shkrihet bora, është koha e fundit që ky regjim të bie,” tha ajo.

Endrit Hoxha  nga Nisma për Kosovën ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së 17 shkurtit.

“Aktivitetet e opozitës nuk do të ndalen, ne vazhdojmë t’i thërrasim qytetarët për protestën e 17 shkurtit, protestë paqësore dhe i ftojmë qytetarët që të bashkohen sa më shumë, të mobilizohen për bërjen e Republikës,” tha Hoxha.

Ndërkaq Fatmir Ahmetaj nga Aleanca e të Rinjve tha se do të ketë aktivitete të vazhdueshme, dhe se ky është vetëm fillimi për përgatitjen e protestës më 17 shkurt.

Të rinjtë opozitarë gjatë këtij aktiviteti hoqën ngjyrën që xhamave të objektit të Kuvendit iu hodh më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Opozita po kërkon dorëheqjen e qeverisë, pasi Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor të vitit të kaluar vendosi që parimet e Asociacionit të Komunave Serbe nuk janë krejtësisht në pajtim me frymën e kushtetutës.

http://kallxo.com/opozita-ne-proteste-kunder-qeverise/

Gjatë vitit të kaluar tri partitë opozitare kërkonin tërheqjen e qeverisë nga nënshkrimet e marrëveshjeve për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkruara më 25 dhe 26 gusht në Bruksel e Vjenë.

http://kallxo.com/live-manifestimi-opozitar-i-28-nentorit/