Ilustrim: Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Operacioni “Bistrica 2019” vë në pranga 13 persona

Policia e Shtetit ka zbatuar një operacion policor të koduar “Bistrica 2019”, i cili ka vënë në pranga 13 persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Pjesë e këtij operacioni ishin  Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë dhe Fier.

Policia ka njoftuar se pas një hetimi pro-aktiv, duke aplikuar metodat speciale të hetimit gjatë operacionit policor të koduar “Bistrica 2019”, janë arrestuar dhe ndaluar fillimisht 11 persona si dhe janë  sekuestrua 79 kilogram Cannabis Sativa, e fshehur në një automjet në vende të krijuara posaçërisht.

Polici ka njoftuar se gjatë kontrolleve në kuadër të planit, pas arrestimit të 11 personave të dyshuar kanë arrestuar edhe  të dyshuarin E.M, 37 vjecar,  si pjesëtar i grupit të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike, si dhe një 52 vjeçar nga Mallakastra.

Gjithsej në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruan 145 kilogram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 3 armë zjarri dhe municion luftarak, 4 automjete të markave të ndryshme, një sasi vlerash monetare, 14 aparate celularë me kartat Sim të markave të ndryshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky grup kriminal.