Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim

Operacion kontrolli në burgje, konfiskohen telefona e USB

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar dje një operacion kontrollues në burgje për gjëra të ndaluara.

Gjatë këtij kontrolli, i cili u zhvillua mbrëmë rreth orës 21:45  në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë gjetur gjëra të palejueshme, ku janë konfiskuar dy telefona celularë, tri sim kartela, dy ngjitës special, dy USB dhe një mikroqip.

Si rezultat i këtyre gjetjeve, SHKK ka njoftuar se janë iniciuar procedura disiplinore ndaj gjashtë të dënuarve.

“Operacioni është monitoruar nga stafi i lartë menaxhues i Qendrës Korrektuese në Dubravë, e gjithë proceduar ka qenë e befasishme dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Tutje, SHKK ka njoftuar se me qëllim të parandalimit dhe reduktimit të dukurive negative dhe rritjes së nivelit të sigurisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me operacione të rregullta të kontrolleve nëpër të gjitha qendrat korrektuese dhe ato të paraburgimit.