Ilustrim

Operacion anti-drogë në Mitrovicë, 2 të arrestuar (FOTO)

Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës në Veri ka arrestuar dy persona gjatë një operacioni të ndërmarrë sot.

Njëri person është arrestuar në pjesën veriore e tjetri në atë jugore të Mitrovicës.

Policia ka konfiskuar një sasi droge prej 360 gramësh, që dyshohet të jetë marihuanë, te personi i arrestuar në veri.

Droga i është gjetur në lokalin ku punon, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpi, atij i janë konfiskuar një shumë parash, kryesisht dinarë serbë, si dhe një fletore.

Burimet e KALLXO.com thonë se në fletore janë emrat e disa personave, të cilëve i arrestuari dyshohet se u ka shitur drogë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga ky operacion.

Droga e kapur në Mitrovicë – Foto: KALLXO.com